Paralajmëroi protestën e radhës më 31 maj, Rama i bën të papriturën Bashës, ndryshon…

Pas mbarimit të protestës marshim të 25 majit, u mësua se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohej në datën 31 Maj, duke e shtuar kështu ndjeshëm presionin në drejtim të qeverisë socialiste.

Kjo datë shënon dhe nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit nga ana e PS-së.

Por, në letrën e pestë që kryeministri Edi Rama i dërgoi kryedemokratit Basha njoftoi se ajo do të shtyhet për në datën 1 Qershor.

Nuk dihet nëse ky ndryshim i axhendës së qeverisë do të reflektohet edhe në axhendën e protestës së opozitës.