Parashikimi i fortë i analistit: Çfarë do ndodhë me Shqipërinë nëse opozita vazhdon protestat

Edhe pak orë edhe opozita e dalë nga Parlamenti do mblidhet sërish për protestën e pestë kombëtare. Por sipas kësaj sjellje,  gazetari dhe publicisti Frrok Çupi, mendon se opozita jashtë parlamentare ka hyrë në rrugën e një t.e.r.rorizmi politik.

Për publicistin Çupi, një arsye tjetër është se gjithnjë akte të tilla dh.u.ne shkaktohen në emër të popullit.

“Fatkeqësisht opozita jo parlamentare një organizim që ka lënë politikën dhe funksionon me mocionin e për të shkaktuar frikë, ose më saktë terror. Opozita ka hyrë në rrugën e terrorit. Terrorizmi politik është terrorizmi modern. Ai jep ndikimin e vetë në të gjithë botën. Në kohën e moderne kemi Spanjën, Anglinë, për të mos thënë botën islamike. E vështirë për ta ndarë çfarë është apo jo terrorizëm. Terroristi nuk thonë se ata është terroristë, por i thotë gjithmonë kundërshtarit terrorist. E gjen një faktor të dytë për të thënë terroristë. Si sot në Shqipëri që gjendet një arsye për të ushtruar terror. Si opozita që ka djegur mandatet e ka dalë në rrugën e ushtrimit të frikës. Ka një arsye të stisur, as vetë opozita nuk e ka idenë se pse ka dalë. Ky është një element i dytë, se përse ngatërrohet akti i terrorist me aktin protestues. E treta është se terrori modern politik është se: Herë konsiderohet terrorizëm, herë heroizëm”, u shpreh Frrok Çupi.

“Gjithnjë akte të tilla dhune shkaktohen në emër të popullit. Ne po luftojmë për popullin, ne jemi shumicë. Aktet terroriste kërkojnë patjetër të përfitojnë politikisht. Në 2004-tën në Spanjë, kur Al Kaeda sulmoi trenat e Spanjës dhe vrau 200 persona. Ky terror solli në pushtet Zapaterën”, tha Çupi.

Ai nder te tjera theksoi se nese vazhdohet keshtu, shteti do bjere, do dobesohet dhe vendi do bjere ne anarki dhe ne kaos.

Opozita jashtëparlamentare kërkon të vijë në pushtet, ndërkohë që e di se nuk votues. Ajo ka arritur në pikën që e shumë mirë që nuk e rrëzon qeverinë. Aktet e dhunës së opozitës po godasin dy faktorë të tjerë, jo qeverinë. Opozita po godet Europën dhe Kombin”, u shpreh Çupi.

Sipas tij rruga e zgjedhur nga opozita nuk mund të pranohet nga ndërkombëtarët, sepse do të sillte pasoja të rënda edhe në Europë.

“Fakti që zgjedh këtë rrugë dhe tërheq mandatet, e ushtron dhunë ndaj institucioneve do të thotë se nëse ky fenomen do të përhapej në Europë, ajo do të ishte në gjendjen më të rëndë që ka qenë që para viteve 1600. Kjo është edhe një prej faktorëve që ndërkombëtarët nuk e mbështesin. Mund të ketë edhe faktorë të tjerë, sepse dhunohet institucioni, turizmi, individi. Nën dhunë nuk mund të ketë të drejta të individit”.

Më tej Frrok Çupi hedh poshtë pretendimet se një pjesë e përfaqësuesve të ambasadave të vendeve perëndimore janë të korruptuara për qendrimet e tyre kundër opozitës, duke theksuar se nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë do të ishte fundi i botës.

“Nëse do të bashkoheshim me idenë se ambasada e SHBA, BE, Francë, Gjermanisë etj, do të vepronin në këtë mënyrë do të ishte fundi i botës. Që do të thotë që qytetërimi perëndimor ra, demokracia e botës ra, e protokolli i shteteve ra. Nuk është e mundur që deklarata të tilla për ta njohur apo mos ta njohur aksionin e opozitës vijnë prej qendrave të tyre.

Por çfarë e shtyn opozitën që të sulmojë politikisht ambasadorin e OSBE, për qëndrimet e tij?

“Opozita është e instaluar si një organizëm anti-perëndimor. Kjo do të prodhojë një gjendje stanacioni, një gjendje të rrënimit të shtetit. Nëse kjo vijon, Shqipëria po shkon drejt anarkisë. Me një shtetet në anarki, me një europë të dobësuar, me një perëndim që se ka marrë veten nga ndryshimet e mëdha, etj. Në këtë situatë, strategjia e opozitës tenton ta rrëzojë situatën. Këtu mund të ndërhyjë SHBA, BE, por edhe Rusia apo Kina”, u shpreh Frrok Çupi, duke shtuar se dobësimi i shtetit, krijimi i një situate anarkike është e hapur, njësoj si një pacient që shtrohet në sallën e operacionit.