Parashikimi i motit/ Ulje drastike temperaturash, nesër rikthehet bora!

Dita e nesërme rikthen reshjet e shiut dhe të borës në gjithë vendin. Për pasojë do të kemi dhe një ulje temperaturash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, nesër moti do të jetë me vranësira të pasuara nga rreshje shi në zonat e ulëta dhe bregdet, ndërsa në zonat malore do të rikthehet bora. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale deri në 10-25 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 – 2,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -1/2°C
Zonat e ulëta 5/13°C
Zonat bregdetare 6/13°C