Paratë e burrit i fshihte gruaja çfarë paskan bërë Rama dhe Linda deri më sot kur u shfaq FBI

Lajmi se bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, Linda ishte aksionere me 68% të aksionieve në një bankë private paska vënë në lëvizje SHBA dhe FBI për të zhbiriluar korrupsionin në zonat offshore. Duket se sipas Pamfletit kjo ka qenë arsyeja kur nuk mbante më ujë pilafi dhe Linda ka lëshuar këto aksione.

 Materiali i Plotë i Pamfleti:

Vetëm pak kohë pasi Amerikan dhe agjentët e FBI u vunë në lëvizje për të zhbiruar me themel skandalin kryeministror të “ABI Bank”, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti drejtues që mbante në këtë biznes. Linda Rama ishte anëtare e Bordit Drejtues të “ABI Bank”, megjithëse kishte zëra se ajo ishte pronare me 68% të aksioneve dhe se ky biznes përdorej nga kryeministri Edi Rama për të fshehur shuma marramendëse parash të korrupsionit në zonat “offshore”.

“PAMFLETI” ka publikuar fakte shkresore qeveritare, të cilat provojnë plotësisht skandalin e rëndë, që biznesi “ABI-Bank” i gruas së kryeministrit Rama, duke përdorur direkt kryeministrin, komandonte financat shtetërore dhe gjithë qeverinë në Shqipëri. Menjëherë sapo ky skandal i zbulua nga amerikanët, të cilët nisën dhe lëvizjet për të zbardhur gjithë të vërtetën, Rama ka vendosur të tërheqë me shpejtësi bashkëshorten e tij nga posti drejtues i “ABI Bank”, për të shpëtuar kokën e tij, por edhe të Lindës. Megjithatë, dorëheqja nuk e shpëton Linda Ramën dhe as kryeministrin shqiptar, të clët tashmë janë në duart e SHBA dhe të FBI-së për skandalin e madh të “ABI Bank”.