“Paratë i kam fituar në emigracion”, kaloi pa zhurmë Vetingun por Komisioneri Publik e ngel

Antoneta Sevdari u konfirmuar në detyrë nga Vetingu disa javë më parë pavarësisht se kishte disa parregullsi në pasurinë e deklaruar. Por, kontrolli në Komisionerin Publik, prokurorja ka fshehur pasuri.

Sipas vendimit një pjesë e të ardhurave të fituara në emigracion nuk mund të jenë burim i ligjshëm. Për këtë arsye do të ketë një hetim të thelluar se nga kanë ardhur këto para.

Apartament me sip. 101 m2 i blerë në 2011 në Tiranë, 97.500 euro, kursime familjare të deklaruara, tatimi në 100%. Burimi i pa deklaruar. KPK ka konkluduar se kanë patur të ardhura. KP nuk pajtohet pasi është kontradiktor në pagesën e tatimeve.

Për të ardhurat nga puna në Arabinë Saudite të bashkëshortit, ka deklaruar llogari rrjedhëse në bankë me 18.970 dollarë, topograf inxhinier. KPK ka nxjerr të ligjshme këtë pasuri. Parregullësi në transferta, të vërtetuara edhe nga banka.

“Burimi i krijimit është deklaruar me të ardhurat e bashkëshortit në emigracion, deklaruar edhe në 2018. Bashkëshorti nuk ka patur detyrim për ruajtje të dokumentacionit”, u shpreh vetë prokurorja.