Partia i dha gurin në dorë, Voltana Ademi hesht para PS e frikësuar. Bën gati dorëzimet

Ne diten qe do te duhej te kishte reaguar me force e t’ja perplaste me force ne fytyre Edi Rames, se çfare kandidati i ka sjelle Shkodres, Voltana Ademi zgjodhi heshtjen.

Asnje fjale apo qendrim, si per te dashur te tregoje se ajo nuk ndan te njejten linje me partine demokratike dhe akuzat e saj.

Se çfare e ka trembur kryetaren e bashkise ne ikje askush nuk di ta thote apo shpjegoje por me gjasa jane kercenimet e socialisteve ditet e fundit qe nuk kane hezituar t’ia tregojne edhe deren e burgut per refuzim te leshimit te zyres.

Ademi keto dite ka vepruar me shpejtesi te beje gati dorezimet ne heshtje, duke perpunuar dokumentacionet dhe cdo veprim tjeter.

Me sa duket mos lenia e gjurmeve pas eshte me e rendesishme per Ademin sesa te fliste ne momentin ndoshta me te volitshem per te, kur partia e saj i solli ne dore nje gur te rende.

Per cfare ka frike Ademi te flase?

Pse u pajtua ajo me heshtjen kur ishte momenti me i volitshem e te flase e me ze te larte?

Perse e ka kaq frike burgun Ademi dhe cfare ka bere ne keto 4 vite qe e tremb kaq shume?

Heshtja flet me shume e ne kete rast kryebashkiakja ne ikje foli e tha shume, deshmoi dorezimin e saj! /ShkodraNews/