“Partizani nuk është Vllaznia e Kategorisë së Parë”

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka dalë këtë të premte në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të ketë me Teutën. Gega ka folur për shumë çështje, ku është ndalur edhe tek aktivizimi i sulmuesit shkodran Eraldo Çinari.

Sulmuesi shkodran shënoi dy gola në fitoren e të kuqve në derbi ndaj Tiranës. Por, në sezonin e tij të parë me Partizanin, Çinari është aktivizuar shumë pak. Për këtë, Gega ka thënë se nëse te Vllaznia ka pasur hapësirë, është ndryshe këtu. Sipas tij, Partizani nuk është Shkodra, që është në Kategorinë e Parë.

“Çinari nuk ka pasur asnjë problem. Është një garë luajnë 11 deri në 14 lojtarë. Lojtarët kanë marrë pjesët e veta. Nëse te Vllaznia ka pasur hapësirë, është ndryshe këtu. Partizani nuk është Shkodra, që është në Kategorinë e Parë. Ka qenë 19-vjeç kur ka luajtur atje. Ka ardhur i mirëpritur. Jemi të kënaqur për atë që ka bërë. I duruari i fituari. Gjërat nuk merren të shkëputura. Nuk ka as marrëveshje për minuta. Nëse bën më mirë se shoku, do luash nga fillimi. Për fat të mirë kushdo që ka luajtur ka bërë mirë.” /ShkodraNews

Lexo edhe: