Pas 70 vitesh bashkë, Albania dhe Angiolo vdesin në të njëjtën ditë…! (Historia)

As vdekja nuk i arriti t’i ndajë. Albania dhe Angiolo, të cilët u martuan në vitin 1949 nuk u ndanë asnjëherë për pothuajse 7 dekada, kanë ndërruar jetë brenda disa orësh nga njëri tjetri, Albania në shtëpi ndërsa Angiolo në spital, shkruan e përditshmja italiane ‘Corriere della Sera’.

92-vjeçarja Albania Valori dhe 94 vjeçari Angiolo Cei, pas 70 vitesh bashkë, ndërruan jetë në të njëjtën ditë. Një histori dashurie 70 vjeçare për çiftin nga San Miniato, e cila filloi në vitin 1949.

Albania dhe Angiolo u martuan në 1949 dhe që atëhere nuk u ndanë më: tre fëmijë, shumë nipër dhe mbesa, jetuan në San Miniato gjithë jetën e tyre. Albania ndërroi jetë në shtëpi ndërsa i shoqi, Angiolo, i shtruar në spital, ndërroi jetë disa orë pas saj. Çifti do të përcillet për në banesën e fundit në të njëjtën ditë.