Pas bakllavasë, vjen hataja! Kthehuni me këmbë në tokë, ish këshilltarja e Berishës: 2020, vit shumë i vështirë dhe…

Ish keshilltarja e Sali Berishes per ekonomine, Suzana Guxholli ka ngritur alarmin per vitin 2020.

Si eksperte ajo tërheq vëmendjen për tu kthyer me këmbë në tokë, pas atmosferës festive shoqëruar dhe me ëmbëlsirën tradicionale, bakllavanë.

E ftuar në Ditë e Re, specialistja e ekonomisë Suzana Guxholli thotë se duhet të përgatitemi për një vit të vështirë dhe me sakrifica.

“Ky është një vit i trishtë i parashikuar i tillë më pak lulëzues dhe zhvillues që para tërmetit por tërmeti dha një goditje që nxorri në pah si jemi sot. Jemi më të varfër. Shifrat janë kokëforta dhe faktet. Vërtet duhet optimizëm dhe shpresë por situate ëstë shumë e trishtë.

Viti që shkoi la shumë plagë dhe tërmeti dha goditjen e fundit. E para tregoi se ishte një shtet i papërgatitur për të përballuar situata të tilla.

Përllogariten në 40 milionë shifra e dëmeve të tërmetit në Durrës ndërkohë që qeveria vuri në dispozicion 20 milionë dhe sytë I kemi tek donatorët.

Ne duhet të përgatitemi për një vit shumë të vështirë, që në buxhet para tërmetit pagat i ka në nivelin ku i ka, dmth ulen, kur shumica e parave duhet të shkojë për të rregulluar dëmin e tmerrshëm nga tërmeti.

Kanë nisur ankesat e para. Nuk ka para për qeratë e të pastrehëve. Këto zgjidhje do na bëjnë të ndjemë varfërinë e trishtimin në palc gjithë këtë vit. Duhet të përgatitemi, e di që njerëzit janë të lodhur por me dhimbje them po ne prapë duhet të përgatitemi për sakrifica.”