Pas dhjetorit diçka e pazakontë na pret, al.armin e ngriti deputeti: Në pranverë do….

Deputeti Lefter Maliqi shprehet se zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri. Prej kohësh, deputeti Maliqi i ka drejtuar një thirrje opozitës që të bashkohet në një revolucion demokratik dhe këtë ta bëjë realitet, jo me deklarata.

Madje, Maliqi shkon më tej kur shprehet se në pranverë duhet të ketë kthim të demokracisë dhe pushtetit te populli.

“Zgjedhjet e parakohshme domosdoshmëri. Koha për revolucion demokratik jo më me deklarata.

Pranvera e ardhshme duhet te jete pranvera e kthimit te demokracisë dhe e kthimit te pushtetit tek populli”, shkruan Maliqi në një postim në rrjet.

Thirrjet e deputetit vijnë në një kohë kur prej muajsh vendi ndodhet në një krizë politike të thellë, ekonomia ndodhet gjithashtu në krizë dhe reforma në drejtësi ndodhet e bllokuar.

Institucionet e reja të drejtësisë, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, janë jashtë funksionit, po kështu SPAK dhe BKH duket se janë ende larg vënies në funksion, ndërsa së fundmi ka një përplasje mes Presidencës në njërën anë dhe Rilindjes e KED në anën tjetër, lidhur me Kushtetuesen.