Pas djegies së mandateve, Rama ia thotë troç Bashës: Kurrë mos u kthefshi se nuk na merr malli

Ditën e sotme kryeministri Rama ishte në Mirditë.

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish vendimin e opozitës për diegjen e mandateve gjatë një takimi me banorët e Mirditës.

Rama uroi që opozita të mos kthehet kurrë, teksa tha se nuk merr asnjë njeri malli për ta.

‘Këtë herë ikën nga parlamenti dhe dogjën mandatet, ne jemi trima dhe nuk kthehemi kurrë. Kurrë mos u kthefshi se nuk e merr malli njeri për ju, madje, madje që të jem shumë i sinqertë ka qenë një rast i madh për shumë demokrat për të parë se çfarë janë këta, bënë festë dhe thoshin fitore-fitore dhe pastaj vinin të futeshin me zor në Parlament.

Por në Parlament do të futen vetëm në shtator të vitit 2020, në qoftë se do u vijnë mendtë, se mbase nuk i vijnë’, tha Rama.