Pas dorëzimit të Nikollës, studentët nuk tërhiqen sërish: Plotësoni të gjitha kushtet

Ministria Lindita Nikolla në një deklaratë u shpreh se do të pranojë kërkesat e studentëve dhe se, nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për studentët që duan të përsërisin provimet.

Reagimi i Nikollës:

Studentët kanë gjithnjë të drejtë që të protestojnë kur kanë shqetësime, unë bie dakord me të gjitha kërkesat e tyre. Nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për studentët që duan të përsërisin provimet.

Pika e dytrë që ka të bëjë me praninë e studentëve në bordet e administrimit, është një rast i paprecedentë, që nuk ndodh asnjë vend, bie dhe në kundërshtim me ligjin.

Unë iu kërkoj që të bëni transparencë të bordeve të administrimit, që ato të jenë të hapura për studentët, që të kuptojnë se çfarë ndodh me financat publike.

Por studentët janë shprehur se nuk dorëzohen dhe se ata kanë 4 kërkesa dhe jo një.

‘Plotësoni kushtet tona.

Kemi 4 kërkesa, këto janë vetëm fjalë.

Prindërit tanë sakrifikohen për të blerë libra.

Dekanët kanë makina më të fundit’, janë brohoritjet e studentëve.

Kërkesat e studentëve janë si më poshtë:

Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet.

Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit.

Përmirësim të kushteve në konvikte.

Përgjysmimin e tarifës së studimeve.