Pas dosjes për Vangjush Dakon, Basha plas bombën tjetër: Dosja 184…

Lideri i opozitës ka paralajmëruar një tjetër skandal që ka përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë. Pas dosjes 339 ku rezultoi i përfshirë Vangjush Dako, Basha foli për dosjen 184 por nuk përmendi asnjë emër. Me gjasa numri i kësaj dosje korrespondon me akuzat për blerjen e votave në zonën e Dibrës, artikuluar edhe më herët nga ana e PD-së.

“Ne do të vazhdojmë aksionin kundër këtij parlamenti ilegjitim, që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar, uroj ta dish se ca përmban edhe dosja 184. Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë, kuvend i zgjedhur nga shqiptarët dhe jo nga krimi”- tha Basha.

I pyetur për deputetët që do betohen nesër, 4 kandidatë nga listat e LSI-së, Basha tha se ata janë fasadë e planeve të Ramës. “Klonimet e dështuara të Edi Ramës nuk mund të krijojnë fasadë opozitën”, tha më tej kreu i PD-së para gazetarëve.