Pas drekës me presh dhe vezë, Valbona Mema zbulon çfarë do të ketë për darkë

Këngëtarja e njohur Valbona Mema ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Ftesë në 5” në Top Channel.

Valbona Mema dhuroi plot të qeshura dhe batutë, duke ndarë detaje nga përditshmëria e saj. Këngëtarja tregoi se, prej më shumë se dy vitesh i është nënshtruar një diete, që i përcakton ushqimet që duhet të konsumojë çdo vakt.

Mirëpo, menyja për ditën e sotme u zbulua në “Ftesë në Pesë”. Valbona tregoi se, për mëngjes kishte pasur spinaq, ndërsa për drekë kishte konsumuar presh dhe vezë, pjatë që nuk ia kishte shuar plotësisht urinë. E megjithatë, edhe darka nuk premtonte shumë, pasi duhet të kosumonte vetëm kungull të pjekur. Valbona pranoi se hera-herës i thyen rregullat dhe ha ndonjë ushqim fshehtas, megjithatë dëshira për të ruajtur format trupore e detyron të mos e teprojë.