Pas fakteve s.k.andaloze për socialistin Babani, paralajmërohet diçka më e rëndë: Gj.oba mbase nuk ke, por kemi prova se…

Pak ore pasi PD publikoi kerkesen qe i ka cuar Prokurorise per verifikimin e figures se tij, pasi e a kuzon se ka perdorur tre identitete dhe ka pasur d enime ne Itali dhe Maqedonine e Veriut, vjen nje tjeter paralamerim.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi garantoi opinionin publik se do të bëjë transparencë të plotë për rastin e kandidatit socialist për bashkinë e Vaut të Dejës, Mark Babani dhe tha se priten te tjere emra.

babani1

I ftuar në studion e A2 CNN, Bardhi tha se i zgjedhuri i Ramës është i dyshuar për a kuza që s’kanë të bëjnë me biznesin, por me probleme të rënda penale në të shkuarën.

“Ajo që unë garantoj është se zotëria, është e vërtetë që nuk ka asnjë gjobë ndoshta, por akuza s’ka të bëjë me biznesin por ka të bëjë me probleme të rënda në të kaluarën me ligjin penal. Të paktën në dy shtete, Itali dhe Maqedoni e Veriut. Ne në ditët në vijim do ti bëjmë transparencë opinionit publik lidhur me këtë rast”, deklaroi Bardhi

Bardhi pranoi se të dhënat për kandidatët e Ramës janë marrë në rrugë jozyrtare, por garantoi se çdo provë ndaj tyre është autentike dhe e siguruar në mënyrë të ligjshme.