Pas humbjes së vëllait rrë.qeth me fjalët Blerina Gjylameti, ja mesazhi pr.ekës

Pas tragj.edisë së madhe pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj në një aksident rrugor, deputetja e PS, Blerina Gjylameti, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka pasur një reagim të ndjerë.

Gjylameti falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto orë të vështira. POr ajo i drejtohet gazetarëve që mos të përfitojnë nga kjo fatkeqësi për lajme e klikime.

“Te dashur miq! Ju falënderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.

Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër. Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment tju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.

Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten. Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja”, shkruan deputetja Gjylameti, vëllai i së cilës, Elton Macolli humbi jetën si pasojë e një përplasje me një maune.  Makina e tij tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi dhe pas për.plasjes ka shp.ërthyer në fl.akë.