Pas Kajmakut PD kthen ‘ar.mët’ nga Mark Babani, pas disa ditësh pritet zhvillimi i buj.shëm

Partia demokratike e fitoi betejen e pare me mazhorancen ndersa mori ne duar pergjigjen zyrtare te prokurorise se pergjithshme lidhur me akuzat e bera ndaj kryebashkiakut te Vores, Agim Kajmakut. Keshtu per seline blu u hap sipari i ri i denoncimeve pas nje heshtje disa javore lidhur me kete kauze qe kishte marre persiper. Por loja tashme vjen dhe behet me interesante pasi ndersa vertetoi akuzat per Kajmakun duke mos dale bllof, mbi supe opozita ka nje sfide tjeter, tashme ne pritje te pergjigjes zyrtare, e qe lidhet me kryebashkiakun tjeter te vene ne shenjester Mark Babanin e Vau Dejesit. Burime nga kjo parti bejne me dije se do te presin shkresen e prokurorise qe pritet pas pak ditesh te mberrije edhe per Babanin, per te pare hapat qe do te ndiqen. Sipas selise blu, organi i akuzes e ka pergjigjen qe verteton te gjitha sa jane thene edhe per Babanin, por qe dosja sipas tyre mund te plotesohet me te tjera detaje e fakte interesante rreth te shkuares se kryebashkiakut te Vau Dejesit ne Itali. Gjithmone nese do te vertetohen keto akuza te opozites, kjo do te jete nje goditje e rende per Edi Ramen dhe partine socialiste qe drejton sot vendin, pasi vetem ne qarkun Shkoder do te beheshin dy kryetar bashkie te prekur nga ligji i dekriminalizimit. I pari i larguar tashme pa gjurme ndersa Babani qe vijon te mohoje akuzat dhe te ushtroje detyren qe pas 30 qershorit. Nese akuzat vertetohen bashkia Vau Dejes shkon ne zgjedhje te parakohshme dhe KQZ i heq mandatin Babanit duke caktuar nje date te re. Deri atehere detyren do ta ushtroje nje nga nenkryetaret qe e zgjedh keshilli bashkiak./ShkodraNews