Pas ndarjes nga e shoqja, aktori i famshëm i jep fund jetës. Letra e fundit për djalin 3 vjeçar



Aktori i famshëm Kushal Punjabi i ka dhënë fund jetës në moshën 37-vjeçare në shtëpinë e tij në Mumbai mbrëmjen e së enjten.



Prindërit e Kushal raportohet se telefonuan aktorin Chetan Hansraj, mik te tij kur djali nuk po i përgjigjej derës.



Kur hynë brenda zbuluan se aktori kishte v.rarë veten.

Kushal la një shënim ku shkruhet se i la gjysmën e pasurisë së tij djalit të tij tre-vjeçar.

Sipas mediave vendase, aktori vuante nga depresioni.

“Është vetëv.rasje. Ai ishte ndarë nga gruaja dhe kjo i shkaktoi shqetësime. Ende nuk po e besoj se Kushal nuk është më me ne. Fola disa ditë me parë me të dhe më tha se ishte i shqetësuar. U përpoqa t’i tregoja se janë gjëra që ndodhin në jetë dhe se ai duhet të l.uftonte. Por kurrë nuk e imagjinoja që ai do të ndërmerrte një hap të tillë. Është zemërthyese,”- tha miku i tij, aktori Chetan Hansraj.