Pas ndarjes nga Jonida, zbulohet lidhja e re romantike e DJ-it

Ai u përfol gjerësisht në media për lidhjen romantike me moderatoren simpatike Jonida Vokshi. Sardi bëri edhe gjestin e madh duke pranuar publikisht lidhjen me Jonidën kur u pyet nga moderatori Turjan Hysko në emisionin “Familja”.

DJ-i u përgjigj me një fjalë të vetme: “Mbase”, duke konfirmuar atë që përflitej për javësh. Por duket se marrëdhënia me Jonidën nuk funksionoi.

Dyshja i dha fund lidhjes së përfolur dhe tanimë po vijojnë rrugën të ndarë dhe me sa duket të lumtur!

Burime për “Iconstyle.al” bëjnë me dije se Sardi ka nisur një lidhje të re romantike. DJ-i është i dashuruar dhe i përkushtuar ndaj vajzës që ka pranë, identiteti i së cilës për momentin mbetet sekret.

Pak kohë më parë “Panorama plus” raportoi se “shkak i ndarjes me Jonidën ishte xhelozia, duke qenë se Sardi është shumë i lakmuar nga vajzat në jetën e natës”.
Por me sa duket, DJ-i e ka gjetur lumturinë në krahët e një tjetër femre, lidhja me të cilën sipas burimeve për “Iconstyle.al”, po bëhet serioze.

Përpos Sardit, edhe Jonida foli për herë të parë për romancën e saj me një aktor/producent shumë të njohur.

Moderatorja pohoi të shtunën në “Xing me Ermalin” se ka plane të afërta për martesë, kështu që një dasmë është në horizont.

“Unë me të jam njohur tek seriali ‘O sa mirë’ pasi ishim të dy pjesë e kastit të serialit. Kemi qenë në fillim miq, dhe duke u njohur, duke kaluar kohë bashkë, u dashuruam. Si dy të dashuruar, do vijë një moment që do konkludohet dashuria. Qe si një lloj dashurie me shikim të parë, ka qenë një lloj shkëndije si ajo e një dashurie me shikim të parë”, tha ajo.

Për të gjithë ju që jeni kuriozë, personi që i ka rrëmbyer zemrën Jonidës quhet Besnik Krapi.