Pas një jave pròtestash, ku pòlicët ishin ngjitur e ngjitur, Rama iu mohon besimtarëve faljen për Bajram, por nga Shkodra vjen lajmi i madh



Në një kohë kur masat lehtësuese janë marrë javë pas jave dhe numri i të shtruarve me Covid 19 në spital ka ardhur çdo ditë në rënie, me një numër të qendrueshëm rreth 15 prej disa ditësh, qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje që kjo e djelë që përkon me Bajramin, të jetë e hapur për të gjithë besimtarët.



Pavarësisht se ka premtuar hapjen xhamive, apo kishave, qeveria shqiptare njoftoi mbrëmë se kjo fundjavë do të jetë e njëjtë me atë të shkuarën, ku e diela do të jetë totalisht e mbyllur, për të gjithë qytetarët dhe bizneset.



Në një kohë që nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Komunitetit Mysliman Shqiptar, se ku dhe si do të bëhet falja e Namazit të dielën, në Shkodër duket se kanë dalë kundërshtitë e para me urdhërin e qeverisë. Ka qenë ish-deputeti demokrat Edi Paloka ai që ka publikuar një foto, ku xhamitë në Shkodër do të jenë të hapura për të pritur besimtarët.

“Shkodra i tregon prape dambllamadhit se nuk tallet dot me qytetare te lire! Gezuar Fiter Bajramin miqte e mi ! Gezuar gjithe shqiptareve myslimane kudo qe do te festojne neser!”, shkruan Paloka.

Ndërkohë dhe ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos iu binden Edi Ramës, dhe të bëjnë faljen e Bajramit. Vasili thekson se jo më shumë se para një jave, më shumë se njëmijë pòlicë ishin në shesh për prishjen e Teatrit Kombëtar, pa respektuar asnjë masë të higjenës apo distancimit social.

”MOS JU BINDNI,BEJENI FALJEN E BAJRAMIT!! Edi Rama me 1500 pòlice sup me sup dhunoi te djelen me 17 maj te gjitha rregullat e pandemise per te prishur Teatrin. S’mund te guxoje te ndale Faljen e Bajramit. S’ka dy pale rregulla nje pale per popullin nje pale per Edi Ramen.

Akti Nornativ ka zero vlere, se zero e beri vete Edi Rama. MOS JU BINDNI!! KY ESHTE MASHTRIM S’KA ASNJE LIDHJE ME PANDEMINE!! KY ESHTE GJYNAH QE S’KA FALJE!! BESIMTARE MYSLYMANE BEJENI FALJEN E BAJRAMIT !!”, shkruan Vasili në postimin e tij në rrjetet sociale.

Sot është dita e fundit e agjërimit për të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët kanë kaluar një muaj me sakrifica, dhe falja e nesërme është një nga momentet më të rëndësishme, në këtë muaj të shenjtë të kalendarit islam.