Pas PD, zbulohet plani i fshehtë i Qeverisë, raprezalja ndaj kryebashkiakëve të djathtë e planifikuar…

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në një emision televiziv u shpreh hapur se në 30 qershor qendrat e votimit do jenë me kyç.

“Nuk do të qëllojmë mbi vëllezërit tanë”, është shprehur Kapllanaj, duke siguruar se nuk do të ketë përplasje.

Po ashtu, kryebashkiaku i Mallakastrës tha se do të pamundësojnë votimet në zbatim të dekretit të presidentit.

Kjo ka qenë mbase edhe arsyeja pse Policia e Mallakastrës ka proceduar penalisht kryebashkiakun, Kapllanaj me akuzën për “Thirrje të veprimeve të dhunshme”

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale ‘Thirrje për veprime të dhunshme’”, njofton Policia.