Pas presioneve, tjetër problem tek Vllaznia

Problemet duket se nuk i ndahen ekipit të Vllaznisë. Kështu pas presioneve ndaj trajnerit dhe drejtuesve të klubit Vllaznia, ka dalë një tjetër problem. Këtë herë, zgjidhja duhet të vijë nga vetë trajneri Canaj. Ky i fundit u rikthye në stërvitje me skuadres, pasditen e djeshme.

Kështu, Vllaznia do të vuajë mungesën e dy portjerëve titullarë në sfidën ndaj Erzenit. Portjerit Alen Sherri i ka dalë një problem në këmbën e tij të majtë dhe mjekët i kanë rekomanduar për 4 javë që të mos luajë.

Gjithashtu edhe portjeri tjetër Erind Selimaj ka pësuar dëmtim. Edhe ai mësohet se për dy javë nuk do të jetë i gatshëm për kuqeblutë. Në të tilla kushte, për të paktën dy ndeshjet e radhës, do të jetë portjeri i Vllaznisë U-19, Kristi Qarri, ai që do mbrojë portën e kuqebluve. /ShkodraNews

Lexo edhe: