Pas pushimeve me VIP-at bilionerë në ishullin luksoz, ish-kryeministri infektohet me koronavirus, ja gjendja e tij



Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi eshte infektuar me koronavirus. Mjeku i tij, Alberto Zangrillo, i tha medias italiane se Berlusconi ishte asimptomatik.



Berlusconi, i cili udhëhoqi tre qeveri italiane midis fillimit të vitit 1994 dhe deri në 2011, u testua për Covid-19 në ditën e fundit të qëndrimit të tij në Sardenjë, ku ka pasur disa grupe të infektuarish në javët e fundit.



Ai së fundmi u fotografua në vilën e tij në Costa Smeralda së bashku me Flavio Briatore, ish-shefi i ekipit të Formula 1 dhe pronari i klubit të natës së ishullit, ku shkojnë bilionerët e njohur.

Që nga fundi i gushtit, më shumë se 60 raste me të infektuar ishin raportuar në kete klub nate, i cili priti mijëra mysafirë, përfshirë VIP-at italianë dhe ndërkombëtarë, gjatë muajit gusht.

Briatore u shtrua në spital javën e kaluar pasi u infektua me virusin dhe tani është i izoluar në shtëpi.

Sardenja ishte një nga rajonet italiane më pak të prekura nga pandemia, por ajo pa një rritje të madhe të rasteve në gusht ndërsa ishin të shumtë turistët që e vizituan. Të mërkurën, rastet në të gjithë Italinë u rritën me 1,326, ndërsa u konfirmuan gjashtë vdekje të tjera.