Pas shëmbjes së bujshme, vjen lajmi i mirë për rrugën e Velipojës

Disa fadroma te tonazhit te rende jane pare duke punuar ne rrugen e Velipojes, nga Ura e Gjolulit e deri tek Mali Kolaj. Tashme rruga do te zhvendoset nga ai perimeter dhe do te hapet mali me 15 metra, duke zhvendosur plotesisht bazamentin, e duke eleminuar kthesen.

Ne kete menyre rruga nuk rrezikon me nga shembjet qe shkakton keneta, por kalon mbi malin e hapur. Ne zonen ku sot eshte rruga aktuale gjysem e shembur, do te mbillen peme qe krijojne gjelberim e frenohet erozioni.

Gjithashtu per pjesen tjeter te rruges loti i pare qe punimet ende nuk jane mbyllur, po kryhet nje verifikim i dokumentacionit me qellim qe te mund te kryhet kompensimi e te nise veshja me asfalt. Nje afat ende nuk ka por shpresohet te behet perpara sezonit, pa nisur fluksi i levizjeve te pushuesve.

Qeveria shqiptare megjithate duhet pranuar se ka deshtuar sebashku me fondin shqiptar te zhvillimit per ta permbyllur ne afate investimin me te gjithe parametrat e parashikuar. Madje rruga rrezikon qe as kete vit te mos jete e plote gati, jo me per turizem, por as per dhjetorin e 2019./ShkodraNews