Pas stuhisë, nxirret krijesa e çuditshme nga ujërat e zeza



Një ngjarje e pazakontë ka krijuar lumë komentesh në rrjetet sociale.



Pas shirave dhe stuhisë, punëtorët e sistemit kullues nëntokësorë në Meksiko mbetën të shtangur kur zbuluan një krijesë gjigante në tunelet e ujërave të zeza.



Mediat e huaja shkruajnë se “miu gjigant” ishte pjesë e 22 tonë mbeturinave të tërhequra nga sistemi i kullimit të qytetit pas stuhive të mëdha.

Autoritetet thonë se ekipet bënë zbulimin ndërsa pastruan 22 tonë plehra nga sistemi i kullimit të Meksiko.