Pas takimit me ambasadorët, Basha bën lëvizjen urg.jente, ja ç’do ndodhë



Menjëherë pas takimit me ambasadorët e rëndësishëm në vend opozita e Bashkuar ka kërkuar urgjentisht thirrjen e mbledhjes së Këshillit politik, nesër në orën 10:00.



Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR



“Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00. Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme”, thuhet në kërkesën e Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit.