Pas takimit rastësisht në lokal, shqiptari tenton të p.ërdh*nojë dy turistet

Është vetëm 29-vjeç ky shqiptar i cili jeton në Greqi dhe mbi të rëndodn akuza për dy tentativa p.ë.rdh*nimi të kryera gjashtë vite më parë.

Hetimet ndaj tij kishin nisur që në shtator të 2013, dhe ai ka tentuar të abuzonte me dy turiste angleze 20 dhe 21 vjeçe.

Sipas mediave greke, më 13 shtator të 2013-ës shqiptari tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren, ndërsa një ditë më vonë tentoi të bënte të njëjtën gjë me turisten 21-vjeçare.

Pavarësisht ekzaminimeve dhe provave të mbledhura nga policia, shqiptari ka mohuar akuzat

Në lidhje me tentativën e parë, shqiptari tha se anglezja ishte treguar e ngrohtë me të, kur u takuan në një lokal të zonës.

Shqiptari jetonte ilegalisht në Greqi, ndërsa do të dalë përpara gjykatës së Rodosit më 8 maj të 2019-ës.