Pas vendimit të Gjykatës/ Tahiri bën të shkrihen gazit gazetarët: Ruhuni nga…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri reagoi pas vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda që e dënoi atë për shpërdorim detyre, duke ia hequr të gjitha akuzat e tjera.  Nga jashtë gjyatës, Tahiri tha se do të komunikonte gjatë ditës së nesërme me mediat. “As qesh dot as qajë dot. Nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë ca vendime. Mu duk një gjë  tipit “je i pafajshëm po nuk kemi kohë ta themi.” Prisni deri nesër se nesër do komunikoj me mediat.

“Meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën. Ca t’ju them unë, zoti ju ruajt mos ju përdori njeri emrin. Prisni deri nesër se edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi”.

Në fund Tahiri bëri dhe një batutë me gazetarët duke u thënë: Ruhuni nga kushurinjtë tuaj.