Detaji që nuk e kapët: Rama në gjumë të thellë, pasagjeri s’pyet fare për KM dhe i bën të paimagjinueshmen

Ashtu si kryeopozitari Lulzim Basha, edhe kryeministri Edi Rama u fotografua sot teksa po bënte një sy gjumë në avion. Te foto e përhapur në rrjetet sociale Basha shihej teksa kishte varur kokën, ndërsa në foton tjetër Rama dremiste duke mbështetur ballin te ulësja përpara tij.

Megjithatë një detaj duket se i ka shkarë të gjithëve. Pasagjeri në krah të Ramës, i cili nuk dihet nëse është shqiptar apo i huaj, pavarësisht se në krah ka kryeministrin e shqiptar, ka vendosur të ngre këmbën vetëm vetëm pak centimetra larg kokës së Ramës.