Pasi e larguan nga puna Alesia Bami thumbon ‘Stopin’ (foto)

Ka bërë bujë të madhe në media largimi i modelës dhe balerinës së njohur Alesia Bami  nga emisioni ‘Stop’ dhe zëvëndësimin e saj me një balerinë të re.

Lidhur me lajmin reagoi dhe vetë Alesia e cila tregoi se e kishin larguar vetëm më një mesazh.

Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit “Stop”. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në Top Channel dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh’.

Mirëpo i menjehërshëm ishte dhe reagimi i tv’Klan-it’ të cilët u shprehen:

‘Marrëdhënia ka nisur të kriset dhe acarohet kohë më parë. Ajo e kishte mbushur kupën me sjelljet e saja aspak profesionale. Alesia nuk ishte korrekte me oraret dhe ka treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit.Përveç kësaj të dyja velinat duhet që për çdo dalje televizive  të marrin më përpara leje tek dy drejtuesit e emisionit Saimir Kodra dhe Genti Zenelaj’ ka treguar burimi.

Dhe siç mund të merret me mend, largimi nuk ka qenë paqësor, dhe modeles nuk i del e keqja dhe në një foto të veshur si nuse të publikuar në rrjete sociale, Bami nuk e ka kursyer një koment shpotitës ndaj televizionit.

‘Një princeshë i duhej një kështjellë dhe jo një kasolle’ ka shkruar ajo krahas fotos dhe shumë fansa ka rënë dakort se ky është një thumb për ’Stopin’.

Image

Image