Pasi e su.lmoi ashpër Voltana Ademin, trajneri i boksit Zef Gjoni e sfidon hapur, takon Lulzim Bashën

Pasi e sulmoi Voltana Ademin dhe e akuzoi se nuk po mbeshtet sportin e boksit, Zef Gjoni shkoi deri aty sa te deklaronte se Vllaznia mund te mos sillte trofeun ne Shkoder kete here. Por gjerat ndryshuan me ardhjet e dy boksiereve dhe Vllaznia arriti te shpallej kampione. Por çfare ndodhi menjehere me pas me trajnerin kuqeblu dhe te kombetares? Gjoni per ta bere me te forte qendrimin e tij, e duke luajtur edhe lojen politike por edhe ate sportive, nuk vonoi te trokase ne dyert e partise demokratike. I njohur per angazhimin e tij direkt dhe indirekt, ai organizoi nje takim me Lulzim Bashen dhe sportistet kampion. Kupa perpara se te vinte ne Shkoder perfundoi keshtu ne zyrat e partise demokratike, duke i derguar keshtu nje sinjal indirekt Voltana Ademit. Kjo e fundit duhet te kuptoje se Gjoni ka mbeshtetjen e Bashes dhe Ademi nuk mund ta injoroje ishte mesazhi i pare. E natyrisht i dyti lidhet me lobimin politik qe prej kohesh trajneri i boksit, ben per te marre nje shperblim me te madh nga partia demokratike, tashme jo ai drejteperdrejte por pinjollet. Sfida e hapur politike qe i ben Voltana Ademit nuk eshte e para, pasi historia 4 vjecare e tyre ka qene mes “dashurise” dhe “urrejtjes”, ku kjo e fundit ka triumfuar me shume. Tashme qe Basha i ka zgjidhur punet e partise e te opozites, ka kohe te prese kupa e te ngreje trofe imagjinare ne zyre per sa kohe fitoret e verteta politike i ka harruar prej afro 7 vitesh. Pas kesaj duhet pritur nese Ademi dhe boksi do te bejne paqe e gjejne gjuhen e mirekuptimit, apo as partia nuk ben me sherime plagesh./ShkodraNews