Pasi fituan kupën, lojtarët e Vllaznisë marrin një lajm të mirë

Lojtarët shkodranë nuk i kanë munguar asnjëherë kombëtares shqiptare, e aq më pak atyre të grupmoshave. Tradita po vijon edhe në vitet e fundit, edhe pse ekipi i parë i Vllaznisë nuk ndodhet mes ekipeve elitare shqiptare. Kështu, të hënën, kombëtarja U-20 do të zhvillojë grumbullimin e radhës.

Mësohet se për disa ditë trajneri Biturku do zhvillojë disa seanca stërvitore me futbollistët që ka përzgjedhur. E pikërisht ndër lojtarët e përzgjedhur janë edhe disa të Vllaznisë U-19. Konkretisht bëhet fjalë për portjerin Kristi Qarri, mbrojësit Elmir Lekaj, Serjan Repaj, si edhe për dy mesfushorët Uheid Hoxha e Eridon Qardaku.

Kjo tregon që këto lojtarë të rinj të Vllaznisë vijojnë të jenë në fokus të trajnerëve të moshave të kombëtares. Krejt e kundërta ndodh me ekipin e parë të Vllaznisë, ku drejtuesit në vend që ti afrojnë në formacion këto lojtarë të rinj i hedhin sytë nga Nigeria. /ShkodraNews