Pasi i çoi mesazhin b.ombë Ramës, mësohet se ku po qëndron Presidenti Meta këto orë



Presidenti Ilir Meta ka shkuar pasditen e sotme në bregdetin e Durrësit, pas një të enjteje që ai thotë se e ka pasur shumë intensive.



Mesa duket, në bregdet Presidenti gjen frymëzim, por edhe reflektim.



meta ne durres

“Pas një dite intensive, rikthimi në bregdetin e Durrësit është shumë frymëzues, por edhe reflektues”, shkruan kreu i shtetit në postimin e tij në rrjetet sociale.

Më herët gjatë ditës, Presidenti Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar të respektojë marrëveshjen e 5 Qershorit.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shkruante Meta.Seit Shahllari