Pasi la mandatin e deputetes, Grida Duma ‘gjen punë të re’

Grida Duma është një nga ish deputetet demokrate që firmosi lënien e mandatit.Tashmë ajo ka zbuluar një nga pasionet e saj që deri më tani nuk dihej. Grida është prezantuar në rolin e përkthyeses. Ajo ka sjellë në shqip verisionin e librit të 6-të ‘Princesha’ të autores Jean Season.

Ky libër tregon historitë e forta të keqtrajtimit të femrave në Arabinë Saudite.

“Unë zgjas dorën për të të ftuar.

Eja me mua në një udhëtim të shkurtër në Arabinë Saudite, mbretërinë time të shkretëtirës, për të ndier bashkë me mua magjinë karakteristike që rri pezull mbi errësirën e mizorisë njerëzore.

Së bashku do të kapërcejmë shekuj dhe do kthehemi mbrapa në kohë, në zanafillë, sepse vetëm atëherë është e mundur të vlerësohet sesi arabët e Arabisë Saudite të ditëve tona vazhdojnë të jetojnë me zakone arkaike dhe sa urgjente është nevoja e ndryshimeve shoqërore”.

“Princesha” Jean Sasson Vëllimi i VI-të- ka shkruar Duma në postimin e saj.