Pasi mori vesh se kishte Covid-19, ndërron jetë trajneri dhe bëhet personi më i ri që v.d.es nga ky virus

Trajneri i të rinjve të klubit të vogël spanjoll, Atletiko Portada Alta, Françisko Garsia ka ndërruar jetë pasi mesoi se ishte prekur nga koronavirusi.

Trajneri spanjoll ishte vetëm 21 vjeç dhe kishte ndjerë simptoma gripi se fundmi, teksa pasi shkoi në spital zbuloi që ishte me virusin e frikshem.

Gjithashtu mjekët zbuluan se personi në fjalë përveç Koronavirusit, vuante edhe nga leucemia. Pikërisht klubi që drejtohej nga 21-vjeçari deklaroi se ai kishte ndërruar jetë ditën e djeshme në një moshë shumë të re.

Mendohet se është personi më i ri në të gjithë botën që ndërron jetë në moshë kaq të re me Koronavirus, pasi në shumicën e rasteve më keq e pëson mosha e tretë.

NM,MJ