Pasi ‘nuk i plaste k*ri për negociatat’, burri i zv. ministres sho.kon serish: Iu shkër*ej tan ropt, gratë e motrat ku…

Vijon ‘telenovela’ e bashkëshortit të  zv/ministres Rovena Voda.

Aureli pasi shkruante se nuk i plaste ‘ka*i për negociatat’ wshtw indinjuar nga lajmet e gazetarëve.

Në një tjetër status në rrjetet sociale, Aurel Voda që njëkohësisht është edhe drejtor në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor ka shpërthyer kundrejt gazetarëve që e kanë kritikuar në lidhje me fjalorin e përdorur në publik.

“Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun.

Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë.

Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit.

Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare.

Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve,dhe pikë si ta duan.

Ato gratë dhe motrat ku ti keni,”- shkruan Voda në statusin e tij.

Por pas këtij statusi Voda nuk ka harruar edhe të thumbojë socialistët. “Edhe diçka, uthullirat brenda PS te kenë kujdes, se do ia ul aciditetin deri në detaj,”– shkruan ai në një tjetër status pa dhënë detaje se kujt i adresohet.