Pasi u martua, Besa Shahini heq pantallonat dhe nxjerr shalet

Dy janë gjërat që na bëjnë përshtypje te ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, dhe asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me dialektin kosovar, i cili gjithsesi është simpatik.

E para është fakti se ministrja shoqërohet vazhdimisht me paraardhësen e saj, Lindita Nikolla. Miqësia e tyre është e vjetër, pasi në kohën kur Nikolla ishte ministre, Besa ishte zëvendësja e saj. Sot që Besa është bërë ministre dhe zonja Nikolla është vetëm deputete, miqësia e tyre vijon njësoj.

besa-shahini1

Gjëja e dytë që na bën përshtypje është veshja e ministres së re. Ajo shfaqet vazhdimisht me pantallona, në përgjithësi vishet casual, veshje që të krijojnë idenë që janë komode, por edhe brenda etikës së një zyrtareje. Por pas martese, na bie në sy që zonja Shahini ka filluar të ndryshojë diçka në stil.

besa-shahini

Ajo është shfaqur me fund, gjë që nuk e ka bërë ndonjëherë, të paktën ne sa herë e kemi fotografuar, e kemi parë me pantallona. Linjat e holla ia mundësojnë çdo lloj veshje dhe të duket mirë me çdo gjë. Kujtojmë që ministrja u celebrua pak ditë më parë, ku në disa foto, që qarkullonin në rrjete sociale, duket se ajo bëri një ceremoni intime me pak të ftuar.