Pasi u shkarkua si deputet, Murrizi “hap thesin”: Në 2017 u blenë vota…

Deputeti Myslym Murrizi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me shkarkimin nga PD si deputet.

Ai u shkarkua pasi nuk pranoi të digjte mandatin, ndërkohë që sot ka zbuluar se në 2017 janë blerë vota nga PS dhe LSI.

“Janë blerë vota nga dy parti por jo nga Partia Demokratike. Për mua, PS dhe LSI kanë ble vota sa janë lodh. Dhe unë kam qenë deputët atje dhe në njëherë s’ kam fituar. Në Lushnje janë rrahur, pse dhe ti 100 euro se unë dash 150”, ka thënë deputeti Myslym Murrizi.