Paskemi dasmë! Aktori që kandidon në zgjedhjet e 30 qershorit tregon gjëra që nuk i dinim për të

Kemi disa ditë që e dimë se aktori i njohur Erion Isai është emri i përzgjedhur nga Partia Socialiste për të garuar si kryetar bashkie në Kolonjë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai sot ka treguar më shumë për familjen e tij, një truk për tu dukur familjar në fushatë zgjedhore, që e përdorin edhe kandidatët e tjerë në kohë të tilla.

Edhe pse kanë 9 vite bashkë, Erion Isai dhe bashkëshortja, Ajlin nuk kanë bërë akoma dasmë.

Mesa duket mund të ketë shumë shpejt edhe një dasmë, por edhe një pjesëtar i katërt në familje.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan çifti u shpreh se dëshirojnë të kenë edhe një fëmijë tjetër. Aktori tha se dëshiron një djalë, ndërkohë që bashkëshortja e tij, duke marrë parasysh marrëdhënien e saj me motrën u shpreh se dëshiron sërish vajzë.

“Avash avash do zgjerojmë edhe familjen. Unë kam dashur gocë në fillim, kur lindi Ajri. Tani dua djalë, jo për sedër mashkullore, por kur shikoj Alinën që pasi ka mbajtur për 7 orë vajzën dhe ajo në fund kur më shikon mua vjen me vrap, dua të njëjtën gjë ta shikoj tek djali sepse djemtë e kanë afeksionin me mamanë”, tha Isai.

“Duke parë raportin tim me motrën, dua që edhe Ajri të ketë një raport të tillë. Unë dua vajzë”, tha Ajlin.

Të pyetur nëse në planet e tyre është një dasmë, çifti tha se shpresojnë që në verën e vitit të ardhshëm ta realizojnë.

“Do bëjmë dasmë. Kur kemi filluar të bashkëjetojmë Ajlina ishte në të njëjtën ide me mua që të mos bënim dasmë. Edhe ceremoninë e unazave e bëmë vetë me njëri-tjetrin. Pas lindjes së vajzës na lindi një dëshirë. Vera që vjen shpresoj të mos na sjell ndonjë angazhim që të bëjmë një dasmë”, tha Isai.