Pastrueset varen nga dritaret, ja si punonjëset e shtetit rrezikojnë jetën për një copë bukë

Është folur shpesh për sigurinë në punë dhe aksidentet fatale për punonjësit që punojnë pa asnjë kusht sigurie. Ndonëse ka institucione që paguhen për mbikëqyrjen e këtij realiteti dhe duhet të marrin masa, ato për fat të keq vetëm marrin pagat dhe “flenë”, duke mos marrë asnjë masë në terren.

Skandali bëhet më i madh kur shkelja e kushteve të punës bëhet nga institucionet shtetërore. Në redaksinë e shkodranews ka mbërritur një denoncim ku tregohet se si në qendër ë qytetit, në poliklinikën qendrore pastrueset kryejnë pastrimin jashtë çdo kushti sigurie, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Për pastrimin e dritareve ata dalin jashtë me trup, ku do të mjaftonte një pakujdesi e vogël dhe ato te përfundonin ne katin e pare, duke rrezikuar jetën. Përveçse drejtoria e poliklinikës nuk merr masa për tu garantuar me shume kushte këtyre sanitareve qe me këtë pune mbajnë familjet, u ve ne rrezik edhe jetën. Nga ana tjetër inspektorati i punës qe paguhet për te garantuar sigurinë as qe merr mundimin te kryeje monitorime.

Natyrisht qe një veprim i tille është i ndaluar dhe duhet ndëshkuar me gjobe dhe paralajmërim, pa pyetur nëse kemi te bëjmë me institucione private apo shtetërore. Mbetet vetëm  te urojme qe këto sanitare t’i ruaje Zoti sepse shteti dhe vete institucionet i çojnë drejt vdekjes!