Patëllxhan i mbushur me gjizë dhe krem domatesh, ja si ta gatuani në shtëpi në pak kohë

Një recetë shumë e shijshme për të gjithë familjen. Përbërësit për kremin: 1 kokërr qepë; 2 thelpinj hudhër; pak borzilok; Vaj ulliri; Kripë; piper.

Për mbushjen e patëllxhanëve duhen: 4 patëllxhanë të prerë në feta për së gjati; 2 thelpinj hudhër; 50 gr gjizë; 50 gr djathë të bardhë të thërmuar; Pak rigon, majdanoz, nenexhik, kopër; 1 kokërr vezë; 50 gr djathë parmixhano ose grana.

Receta dhe përgatitja: Fillimisht në një tenxhere të vogël kavardisim qepët me hudhrat në pak vaj ulliri. Më pas shtojmë domatet e grira me thikë dhe borzilokun. I lëmë të gatuhen deri sa domatet të treten.

Përgatisim mbushjen: Grini imët thelpinjtë e hudhrës, majdanozin, nenexhikun, koprën dhe i bashkojmë në një tas me gjizën, djathin, rigonin dhe vezën.
Fetat e patëllxhanit i marinojmë me vaj, kripë, piper dhe i pjekim në furrë sa të zbuten, vetëm pak minuta. Pasi të jetë gatuar domatja, e grimë në mikser dhe me ndihmën e një site heqim lëkurat dhe farat.

Pastaj mbushim fetat e patëllxhanëve të pjekur me përbërjen që përgatitem, duke i mbështjellë në formë roleje. E në një tavë balte që duron nxehtësinë, shtojmë kremin e domates dhe roletë e patëllxhanit, pak vaj ulliri dhe djathin parmixhano të grirë me rende. E vendosim tavën në furrë të nxehur në 200 gradë dhe e pjekim rreth 10 minuta, sa të shkrijë djathi parmixhano ose grana. E shërbeni me pak borzilok të freskët, të grirë përsipër. Ju beftte mire!