Patozi: Me atë që më bëri Basha, jam në të drejtën e zotit të jem me Ramën

Koordinatori i partisë më të re, “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka folur për partinë dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 Qershorit. Patozi në një moment, tha se veprimi i Bashës ndaj tij, pra përjashtimi nga lista për deputet të PD-së, i jep të drejtën që sot ai të ishte edhe me Edi Ramën.

“Unë jam në të drejtën e zotit të shkojë edhe me Edi Ramën, apo jo?”.

Patozi tha gjithashtu se Basha ka bërë një genocid në PD, duke larguar atë dhe figura të tjera në vitin 2017.

Gjithsesi, edhe pse e konsideron se ka të drejtën e zotit, për të qenë me Ramën, Patozi tha se nuk po i shërben kryeministrit dhe nuk po legjitimon regjimin e tij, duke marrë pjesë në zgjedhje.

“Në asnjë mënyrë nuk i shërbejmë Edi Ramës. Ju jeni në të drejtën tuaj të jeni skeptikë. Edhe historia e politikës shqiptare e tillë ka qenë. Koha është ajo që do e provojë”, tha Patozi.