Patozi zbulon kohën kur do mbahen zgjedhjet e parakohshme, qenka ajo që nuk na kishte shkuar në mendje

Astrit Patozi flet me bindje që pas një viti vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“edhe vetë qeveria do ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse duhet të njohë dhe masë një faktor që është defaktorizuar, por që t’i nuk mund ta ç’bësh. Sepse pavarësisht gabimit të tyre ata sot janë zero mandate parlamentare dhe të gjitha gjasat janë që të jenë zero mandate lokale”, tha Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike.

Teksa është shprehur se nuk do dëshironte që PD-ja të kthehej në një krah refraktar në shoqërinë shqiptare.

Mirela Milori: Ka mundësi që PD të shndërrohet pas këtyre zgjedhjeve nëse nuk hyn, në një krah refraktar të shoqërisë shqiptare?

Astrit Patozi: Jo unë nuk dua të besoj gjëra ekstreme sepse kjo është një gjë ekstreme dhe nuk e dëshiroj këtë as për Shqipërinë dhe as për ish-kolegët e mi ku tani na ndan një det i tërë bindjesh politike edhe pse me disa prej tyre ruaj komunikimin. Në se do shkohet drejt kësaj linje të gjitha gjasat janë dhe asgjë nuk përjashtohet.

Mirela Milori: Si e shikoni 30 Qershorin?

Astrit Patozi: Po qe për shërbimin sinoptik nuk e di, por uroj dhe shpresoj të jetë një ditë normale zgjedhjesh. Pas kësaj Shqipëria do njohë kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë në të gjithë territorin.

Mirela Milori: Më çfarë pritshmërie doni të dilni nga zgjedhjet?

Astrit Patozi: Unë i urrej sondazhet dhe them që do shkoj drejt 30 qershorit me të gjitha bateritë e nderuara.

Mirela Milori: Edhe nëse do ketë zgjedhje në 30 qershor, mendoni se do këtë zgjedhje të përgjithshme? Ky vit e gjen vendin me zgjedhje të përgjithshme parlamentare?

Astrit Patozi: Unë mendoj se do ketë zgjedhje të parakohshme dhe ka më shumë gjasa të ketë zgjedhje të parakohshme pas zgjedhjeve lokale, por të cilat mund të bëhen ndoshta pas një viti. E them këtë sepse Shqipëria cilido qoftë rezultati i cili pak a shumë dihet, por edhe vetë qeveria do ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse duhet të njohë dhe masë një faktor që është defaktorizuar, por që t’i nuk mund ta ç’bësh. Sepse pavarësisht gabimit të tyre ata sot janë zero mandate parlamentare dhe të gjitha gjasat janë që të jenë zero mandate lokale. Por ti nuk mund të thuash se ata nuk ekzistojnë. Për ta bërë të matshme edhe qeveria do të njohë se sa është pesha e opozitës dhe do t’i thërrasë shqiptarët për të votuar.