Pazari politik dhe aventurat e Voltanës/Si e paralajmëroi Basha në ‘Drekën e Shkodrës’ një ’17 maj’ të dytë

Erdhi, i pa, qëndroi pak me ta dhe iku. Lulzim Basha vizitën e shkurtër në Shkodër që e shoqëroi edhe me një dreke në një nga lokalet tradicionale të qytetit, e shfrytëzoi vetëm për të lëshuar një mesazh të koduar për Edi Ramën. I përjashtoi të huajt dhe tha se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm nga marrëveshjet e brendshme, pra as më shumë dhe as më pak, duke lënë të kuptohet se kryedemokrati po kërkon një pazar tjetër politik si ai i 17 Majit, e jo një zgjidhje që t’i qëndrojë kohës për vendin, duke mos e zhytur në kriza të vazhdueshme. Tashme shpresën kreu i PD-së po e gjen duke u mbështetur tek aventurat e Voltana Ademit, që ka vendosur të mbajë me forcë bashkinë, përballë një partie socialiste të shkërmoqur, që nuk po arrin të gjejë qoftë edhe një zgjidhje minimale për ta zhbllokuar ngërçin që la pas dorëheqja e Valdrin Pjetrit. E kur në metropolin verior ai pritej të vinte me paketë të plotë zgjidhje, bën aventura duke mbledhur të tijët në një lokal, e nuk dënjon as të hyjë në zyrat e partisë, aty ku realisht është dhe duhet bërë cdo beteje politike. Në gjithë këtë situatë anormale të krijuar ku pasojat bien mbi qytetarët, që cdo ditë shpresen po e shohin duke lënë vendin, Lulzim Basha me aventurat e tij politike edhe këtë herë zgjodhi të mos thotë qoftë edhe një gjysëm fjale se kur do të nisë protestat opozitat, cilat janë rrugët e metejshme që do të ndiqen, a ka shanse që të rifuten në sistem pas asaj dalje me djegie mandatesh etj. Pasi më herët ndërkombëtareve ju doli kundër duke i atakuar e lëshuar lloj lloj akuzash ndaj tyre, këtë herë kërkon ti përjashtojë nga një proces zgjidhje krize, që do të duhej të ishte kapërcyer me kohë, e jo të mbahet peng vendi dhe e ardhmja e tij. Dreka e Shkodres Bashës të paktën duhet shpresuar ti ketë bërë mirë për reflektim e të ndalë sorollatjet por ti japë drejtim kësaj gjendje mjerimi që ka mbërthyer vendin, për shkak të kapriçove politike./ShkodraNeës