PD del zbuluar, 100 mijë euro “Babales” për të përgjuar vëllanë e ministrit Xhafaj…

Plot 100 mijë euro ka marrë Bablja nga eksponentë të Partisë Demokratike për të siguruar një bisedë më vëllain e Ministrit të Brendshëm. E duket se skandali tashmë ka plasur duke përshtjelluar situatën politike me atë kriminale kaq shumë të anatemuar edhe nga ndërkombëtarët.

CNA bën me dije se nga burime të besuara nga autoritetet hetimore në Kosovë flasin për një dëshmi të Babales, i cili prej muajsh kërkon strehim politik. Ai ka deklaruar se për të siguruar një bisedë me vëllain e ministrit të brendshëm, Agron Xhafajn, eksponent të rëndësishëm të Partisë Demokratike i kanë ofruar plot 100 mijë euro, nga të cilat ai ka marrë si parapagim vetëm 20 mijë .

Sot Babalja është personi më i kërkuar nga policia shqiptare, e cila po bën të pamundurën të riatdhesojë njeriun që përfshiu në një mega-skandal trafiku droge vëllain e ministrit Xhafaj. Çështja e tij ende mbahet peng dhe autoritetet kosovare kanë marrë masa ekstreme për sigurinë e jetës së tij, ndërsa të flitet për të është ende e ndaluar.