PD e LSI çojnë emrat në KQZ, por Rudina Hajdari paralajmëron atë që pritet të ndodhë shpejt

Opozita e dalë nga Parlamenti, dorëzon të shtunën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e anëtarëve për në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor përmes sekretarit për çështjet zgjedhore Ivi Kaso.

PD dhe LSI, edhe pse nuk garojnë me kandidat në zgjedhjet e 30 qershorit, kërkuan të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për të pasur komisionerë.

Veprimin e tyre PD dhe LSI, e argumentuan se duan të jenë pjesë e brendshme e procesit zgjedhor, pasi sipas tyre mazhoranca është duke bërë shkelje, siç është sipas tyre, edhe regjistrimi i kandidatëve për kryebashkiakë.

Pas kësak lëvizje ka reaguar edhe deputetja demokrate, Rudina Hajdari.

Në një postim në Facebook, Hajdari shkruan se kjo është e paligjshme, teksa pretendion se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës.

“Zullumqaret prëgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës duke tentuar te legjitimojnë prezencën e PD në komisione pa cuar njerëz në KZAZ dhe duke pretenduar të mos futen në zgjedhje’, shprehet ndër të tjera Hajdari.

Reagimi i plotë:

Është e paligjshme!

Në përvjetorin e marrëveshjes që mori të majtën për tatepjetë dhe të djathten për lum asnjë nuk mund të perligj tentativën e dytë, qoftë ky celibash i oborrit të gjeneralit hije me ushtri të mpirë, apo caush i kryetarit në tentative të legjionit të shpërbërë.

Zullumqaret prëgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës duke tentuar te legjitimojnë prezencën e PD në komisione pa cuar njerëz në KZAZ dhe duke pretenduar të mos futen në zgjedhje.

Nëse kryetari i legjionit kërkon që gjenerali hije të mbaje përgjegjësi për të gjitha zullumet e këtyre viteve dhe degradimin ekstrem të Shqipërise, atëher vetë nuk mund te mbajë një dorë në revani dhe një dorë në bakllava, nuk mund të jetë dhe në zgjedhje dhe pa zgjedhje kur akoma nuk ka sqaruar elektoratin e djathtë e prerë në besë me imponimin e dorëzimit të paprecedentë të mandateve si ti kishin absolutisht personale.

Asnjë nga palet nuk përmend sugjerimin e OSBE/ODIHR për komisionerë apolitike, por vazhdojnë të këmbengulin për jeniçere elektoral me qëllim deformimin e vullnetit qytetar gjatë procesit të zgjedhjeve.

Papërgjegjshmëria dhe veprimet e paligjshme me dashje tregon që nuk ekziston vullneti që të realizohet një proçes i rregullt zgjedhor.
Po nuk u bëhet vonë këtyre për zgjedhje, se nuk ofrojnë as zgjidhje e as alternativë!

U bëhet vonë për marrëveshje, për marreveshje në kurriz të Shqiptarëve, për marrëveshje në kurriz të rinisë, për marrëveshje në kurriz të biznesit, për marreveshje ne kurriz te femijeve tanë qe po u vjedhin të ardhmen.