PD i ka vënë vizen, por ja strategjia e re e Voltanës për të rikandiduar

Edhe pse është e vetëdijshme se partia demokratike nuk do ta kandidoj për një mandat të dytë, Voltana Ademi ka nisur një fushatë të re propagande, duke porositur stafin e saj që të përhapë kudo fjalë se ajo do të jetë e zgjedhura e Bashës për një mandat të dytë.

Madje ditët e fundit stafit i është kërkuar në formë të prerë që në cdo dalje publike të deklarojë këtë gjë, ndërsa në rrjetin social facebook të shpërndahen takimet dhe cdo aktivitet tjetër që ajo kryen. Ndryshim kursi ka bërë edhe sa i përket investimeve dhe punëve të nisura prej kohësh, e që ende nuk janë përfunduar në qytetin e Shkodres. Po i ndjek nga afër dhe po i shpërndan në mënyrë të organizuar në media, me synimin e vetëm që ajo të jetë një “Erjon Veliaj” me buzë të kuqe, në qytetin e Shkodres.

Natyrisht që ky kurs i ri ka vetëm një qëllim, që Ademi të bjerë në sy të Bashës, meqenëse kohët e fundit janë ftohur jo pak marëdheniet dhe dega e partisë demokratike me mesazhet që ka dërguar tek kryetari, i kanë prishur imazhin kryebashkiakes që endërron një 4 vjeçar të dytë. Vetë ajo e shpreh kudo ku ka rast, se jo vetëm e pret, por e ka të logjikshme kërkesen për një mandat të dytë me punët që ka realizuar. Vetëkënaqësia e Ademit nuk ka kufinj dhe shkon deri aty sa gazetarë të caktuar, që ju bie rruga tranzit për në Shkoder, apo që qytetin e shohin prej vitesh nga ekrani i vogël, të shpërblehen për shkrime e daljet e saj publike në kryeqytet, që të mund të shihet nga kryetari i partisë.

Tik – taket kanë nisur dhe numërimi së prapi ka filluar të ndjehet nga Ademi, që sa më shumë kalojnë ditët, aq më larg e sheh karrigën që është ulur prej 3 vitesh. Analizat për mënyrën se si e ka keq-administruar qytetin ajo ja ka bërë vetes, me punët e dobëta në të gjitha drejtimet, që nga investimet, e deri tek politikat e dobëta që më shumë i kanë ngjarë një politikaneje të dështuar, sesa një administratoreje të zonja, që di ku i pikon çatia dhe e riparon atë. I gjithë ky makjazh në fund të mandatit, Ademi e di fare mirë se nuk do ti bëjë punë, pasi ajo e ka vulosur vetë fatin politik, me mënyrën se si prej 3 vitesh e ka drejtuar bashkinë Shkoder!/ShkodraNews