PD-ja e vendosur të rrëzojë Ramën sot, zbulohet skenari që ka përgatitur

Ditën e sotme opozita proteston në protestën e 9 kombëtare.

Por këtë herë duket se PD-ja ka ideuar ta “rrëzojë” kryeministrin Edi Rama përmes simboleve.

Një statujë gjigante e mbuluar ka nisur të transportohet nga selia e PD-së drejt Kryeministrisë. Statuja është ideuar e ngjashme me atë të diktatorit Enver Hoxha, por me fytyrën e Ramës, e që më pas do të rrëzohet në mënyrë simbolike, apo do t’i vihet zjarri.

Kujtojmë se Rama mbrëmjen e sotme do të jetë në qytetin antik të Butrintit, ku do të ndjekë në shoqërinë e ish-presidentit francez Nikola Sarkozi, koncertin e bashkëshortes së këtij të fundit, Karla Bruni.