“PD-KQZ”/ Situata del jashtë kontrollit në emision live, plas keq she.rri: Do përfundoni në bur.g

30 qershori vijon te diskutohet ende.

Emisionet televizive nuk kane marre pushimet akoma dhe vazhdojne ta mbajne ende si nje teme qe ka shume per te sqaruar.

Çlirim Gjata, sekretar për çështjet zgjedhore në PD, dhe Bledar Skënderi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishin të ftuar në A2 CNN, ku patën një deb at të ashpër me njëri-tjetrin.

Gjata menjëherë u hodh në sulm, duke deklaruar se “4 anëtarët e KQZ-së janë në shpërdorim detyre, janë në shkelje të Kodit Penal dhe janë për burg”.

“Kanë shkelur dekretin e Presidentit që nuk e ka shfuqizuar njeri deri më sot, kanë bërë zgjedhje kur nuk ka pasur zgjedhje. E dyta, kemi të bëjmë me manipulim. Kryeministri Edi Rama urdhëroi këta që të mbushnin kutitë e votimit. Këta janë për burg për falsifikim të rezultatit zgjedhor”, theksoi Gjata.

“Sot numëruan edhe një herë kutitë, kur duhet të hapnin listat. Nëpër kuti ke 1000 vota që i përgjigjen 100-150 firmave”, shtoi Gjata.

Ndërsa Bledar Skënderi u përgjigj se do të ketë kallëzime edhe për pjesëtarë të Partisë Demokratike: “Po të kishin anëtarët e vet në KQZ, hapeshin të gjitha kutitë në të gjithë Shqipërinë. Do të ketë kallëzime penale për Ivi Kason, Oerd Bylykbashin dhe për të gjithë ata që kanë mashtruar opinionin publik”.