“PD pati kohë mjaftueshëm, nuk investoi asnjë gjilpërë”/ Arjola Demiri kërkon mandatin e deputetes, pse iku nga PD-ja



Aktorja Arjola Demiri thote se e mendon të behet deputete, pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste.



Në Open, Demiri tregoi se arsyeja që ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja.
“Unë mendoj që PD pati kohë mjaftueshëm qofte per te investuar edhe një gjilpërë ne qytetin e Bajram Currit, per vite me radhe nuk eshte investuar, une jam me njerezit qe punojne, me ata qe kane perkrahur nje rreth me bindje te djathta”.



Pse ke këtë dëshirë të madhe të hysh në politikë?

Jam nga ato artistë që kam dalë hapur në mbështetje të PS. Afrimi im me PS ka fakte e argumente. Kam thënë që kam pasur bindje të djathta e sigurisht që kam ndryshuar totalisht mendim.

Nuk kam miq, shokë e shoqe në PS e kam me argumente e fakte pse unë vendosa ta përkrah këtë forcë politike

E gjitha ka të bëjë me pikën time të dobët që është Tropoja, Bajram Curri. Tropoja ka ndryshuar në këto 7 vite, për këtë arsye.

Cfarë ka ndryshuar?

Ka dy ujësjellësa të ndërtuar, ka ringritjen urbane të qytetit. Këto e lehtësojnë shumë jetesën në Bajram Curri. Se për muaj me radhë nga Valbona e Ceremi vende ku njerëzit jetojnë nuk mund të zbrisnin, sot është e mundur.

Do doje te beheshe deputete?

Pse jo.